Çfarë është një faqe interneti?

Fillimisht, kur filluan të përdoreshin faqet e internetit në tregun e Kosovës, arsyen kryesore e kishin marketingun e biznesit tuaj në komunikimin masiv – Internetin! Në kohët e fundit, të kesh një faqe interneti që shfaq shërbimet tuaja është bërë më shumë se rrënjësore që një biznes të ketë sukses. Praktikisht, një webfaqe interneti është një “doracak” që tregon se çfarë shërbime ofron biznisi juaj në detaje. Këtë mundësi e ofrojmë ne si PorositWeb me çmimet më të lira në treg!

Që të keni më të lehtë të reklamoni biznesin tuaj dhe të dukeni sa më profesional, sygjerohet të posedoni faqe interneti. Por, që të keni sukses si biznes, ndonjëherë vetëm kjo nuk mjafton! Ne fillet e para të internetit, kompanitë krijonin webfaqe interneti që të shfaqej sa më lartë nëpër makinat e kërkimit. Por, pasi u krijuan shumë faqe interneti filloi konkurenca nëpër makinat e kërkimit! Sado që të jetë efektiv një faqe interneti, konkurenca do të ulë mundësinë të shfaqet më lehtë nëpër makinat e kërkimit. Prandaj egziston SEO, akronim I Search Engine Optimization (Optimizimi I makinave të kërkimit).

biznes-web

Si ndikon posedimi i nje webfaqe interneti në profit?

Kur biznesi juaj ka faqe interneti, ka 3 benefite kryesore:

  • Vizitat
  • Profesionalitet
  • Qasje më të lehtë

Vizitat – Kur posedoni një webfaqe, popullariteti i kompanisë suaj rritet dukshëm! Kjo vjen si rrjedhojë e përdorimit drastik të internetit në përditshmëri. Nëse dikush do të ishte i interesuar për shërbimin që ofroni, menjëherë do të kërkonte në ndonjë makinë kërkimi për një kompani që e ofron. Por, që të shfaqeni sa më herët në makinën e kërkimit ju duhet shërbimi SEO, që mund te gjeni informacione në këtë “LINK”.

Profesionalitet – Çdo kompani që posedon faqe internetit shpreh profesionalitetin dhe seriozitetin e saj në punën që bën. Sa më elegante faqja e internetit, aq më profesional do duket biznesi juaj në sytë e klientëve potencial të cilet do e vizitojnë faqen tuaj.

Qasja më të lehtë – Pika kryesore e një webfaqe interneti pa dyshim është qasja më e lehtë e të dhënave për shërbimin tuaja. Jo çdo kush ka kohën e lirë për të ardhur në zyret tuaja dhe të pyes qoftë për çmime, apo nformacione relevante të biznesit tuaj. Këtë barrë ua largon faqja e internetit, ku do përfshihet çdo detaj i vogël që duhet për informimin sa më të lehtë të klientëve.